Dy muaj pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, qeveria shpalli platformën e aplikimit online për rindërtimin. Kryeministri Edi Rama siguroi se çdo familje e prekur do të ndjekë në kohe reale të gjithë procesin.

 

Në këtë mënyrë tha rama të gjitha bashkitë do ta dinë se janë të monitoruara jo vetëm nga qeveria, por edhe nga vetë banorët.

 

“Sot 2 muaj nga tragjedia e tërmetit. Kërkojmë durim nga qytetarët, po punohet pa orar. Në këto 60 ditë kemi bërë një volum pune shembullor. Programi s’adreson vetëm ata humbën shtëpinë, por dhe të dëmtuarit. Pasi janë identifikuar në kohë rekord, zonat e rindërtimit, se duam të krijojmë një situatë të rej, që në aspektin e familjes për të marrë një shtëpi më të mirë se ajo që kishte, në 95% të rasteve, se ka ca që i kanë pasur shumë të mira, dhe do ua bëjmë. Duam të krijojmë komunitete dhe për këtë ka pasur angazhim nga kryetarët e bashkive, që të komunikohet banorëve në zonat rurale dhe t’u bëhet e qartë se ka një avantazh të madh që të s’postojmë shtëpitë ekzistuese nga rrënojat e shtëpive ekzistuese në qëndërza që krijojnë komunitet. Prona në shtëpitë e tyre që janë prekur mbetet e tyre. Ata do të marrin shtëpitë e tyre, në një pronë që s’është e tyre. Do të përfitojnë pronë. Nuk do të humbasin pronë. Do të përfitojnë në çdo aspekt, sepse nëse sot i kanë shtëpitë me distancë nga shërbimet dhe duhet që e egjithë famija të angazhohet që për të shkuar në shkollë fëmijët, deri tek të moshuarit që duan të shkojnë në spital, duke u afruar kanë mundësi të tyre. Toka e tyre në zonat rurale do të vazhdojnë ta punojnë. S’ka pse të zhvendoset e gjithë familja. Duhet identifikuar zonat, për të parë me nikorqillëk, për të mos shkuar në zona private për të mos bërë shpronësime, por në zona publike, por nuk është e thjeshtë se ç’po heqim. Përtej aspektit të bazës ligjore dhe të planifikimit, qëndron aspekti i garantimit të të gjithë parametrave të rindërtimit. Parametrat e ndërtimit do të jenë të padiskutueshme. Që të jenë anti sizmike, që nëse ndodh në të ardhmen një lëkundje e fortë, shtëpitë të jenë shumë herë rezistente dhe të garantojnë cilësi jete. Dhe në zonat urbane ku do ndërtojmë blloqe banimi, të jenë shembullore të të gjithë parametrave”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re