Skip to content

Rama citon Conten: Shqipëria meriton hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër lider europian për t’iu përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili e interpretoi refuzimin për hapjen e negociatave me BE si dështim i qeverisë.

 

 

“Mbledhja e mbrëmshme do të mbahet mend si gabim historik. Shqipëria meriton hapjen e negociatave”, citon Rama kryeministrin italian Giuseppe Conte.

 

Ndërkohë më parë përmes një postimi tjetër shefi i qeverisë zgjodhi Presidentin e Komisionit Europian Donald Tusk për t’iu përgjigjur kreut të PD për çështjen e negociatave.