Kryeministri Edi Rama ka vizituar zonën e Fushe Krujës dhe ka takuar banoret shtëpitë e te cilëve janë dëmtuar nga tërmeti.

Shefi i qeverise ka pare pallatet e dëmtuara dhe ka marre familjet qe ende jetojnë ne këto ndërtesa për t’i zhvendosur drejt hoteleve e shtëpive me qira.

 

Kryeministri ka qetësuar banoret duke theksuar se te gjitha pallatet qe janë shpallur te pabanueshme do te prishen e do te ndërtohen godina te reja.

 

Edi Rama:

 

Te gjitha pallatet e dëmtuara do te prishen e do te ndërtohen te reja, merrni leket e qerase e shkoni me qira, mos rrini ne shtëpi.

 

Rama ka theksuar se para se te nise plani i rindërtimit duhen te dhëna te sakta sa familje kane mbetur pa strehe, duke shpjeguar se ne Fushe Krujë do te ndërtohet një zone rezidenciale me pallate dhe një zone me banesa individuale.

 

Shefi i qeverise ka takuar edhe banoret e qytetit te Laçit banesat e te cilëve gjithashtu janë dëmtuar nga tërmeti.

 

Ne Laç është vendosur qe te prishet godina e spitalit e cila u dëmtuar mëngjesin e 26 nëntorit për shkak te lëkundjeve te forta dhe do te ndërtohet një spital i ri.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re