Pjesë nga fjalimi që mbajti Kryeministri, Edi Rama: Siç e kemi parë të gjitha lufta e Rusisë në Ukrainë që paraqet sfida të vështira për të gjithë botën e ka vështirësuar edhe më tej sigurinë. Siç e dimë të githë çështja e llogaridhënies mbetet në qendër. Objektivet e sotme në debat janë të trefishta. Së pari të rritet roli i bashkësisë ndërkombëtare, të forcohen mekanizmat e llogaridhënies. Ta orientojmë vëmendjen tek viktimat. Kemi parë për shumë gjatë shkelësit e së drejtës ndërkombëtare të jenë të lirë pa asnjë pasojë. Nuk duhet të lëmë askënd t’ja hedhë paq. Nuk duhet toleruar dhe nuk duhet pranuar. Duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë të forcojmë fuqinë e ligjit ndërkombëtar. Llogaria efektive do të kontribuojë për paqen. Duhet ta bëjmë gjithçka mundemi ta bëjmë botën gjithmonë e më të vogël për shkelësit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re