Kryeministri Edi Rama u ndal në një takim të shkurtër elektoral në zonën e Devollit ku prezantoi kandidatin e PS-së për këtë zonë. Gjatë fjalës së tij të shkurtër ai foli për kreun e opozitës Lulzim Basha.

Rama me ironi e quajti Bashën dembel, llafazan dhe gjumash, që gjithçka e mori vetëm se ishte shoku i tij.“Lulzimi i shkretë, një dembel, llafazan, gjumash që përplas këmbët e dua e dua dhe nuk mund ta marrë dot. Harron që gjithçka që mori e mori se ishte shoku, tani s’ka më sepse është në shoqëri të keqe”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re