Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka gjatë takimit të zhvilluar në Dibër me demokratët, ka deklaruar se, gjatë zgjedhjeve të 14 majit, Edi Rama dhe Belinda Balluku i kishin bërë të gjithë burrat në moshë madhore, invalidë.

Sipas Nokës, ky hap ishte ndërmarrë që dibranëve t’ju blihej vota me lekë invaliditeti, duke ju dhënë pensione, në këmbim të votës për PS-në.

Po ashtu, Noka tha ndër të tjera se “Rruga e Arbrit” është bërë si trikoja e Penelopës, ka nisur dhe nuk mbaron kurrë”.

“Jemi këtu sot sepse mund të ju themi nga Dibra, se Edi Rama dhe banda e tij që quhet qeveri, jetojnë në një realitet krejt tjetër nga ai që jetojnë dibranët dhe shqiptarët e thjeshtë të këtij vendi.

Ata propagandojnë, luks, mirëqënie, ekonomi, përparim, sepse ata në familjet e tyre, me taksat dhe paratë që kanë vjedhur Dibrës dhe dibranëve, ata janë shndërruar në derra të dhjamosur dhe as nuk duan të ja dinë fare që shqiptarët janë duke vuajtur dhe janë në kushte të mjerueshme, sa dhe Migjeni po të ishte gjallë do të bënte një epope më të madhe se e asaj kohe për varfërinë.

Kjo është situata reale ku dibranët jetojnë.

Kur po vinim, në Melan takuam një pensionist që po shiste mollë.

E pyeta si po shkojnë.

Më tha: Flamur, a e di se kam tentuar gjatë periudhës së vjeshtës kur vilnim mollët, kam tentuar të gjejë punëtor të rinj për mollët. Thashë 30, 40 mijë lekë të vjetra dhe nuk erdhi asnjë njeri. Asnjë i ri nuk është në Melan.

U detyruam të vjelim mollët pensionistët e fshatit, të hynim në pemë dhe të bëjmë çdo shërbim. Është braktisur dhe shpopulluar nga rinia ky vend.

Ky është realiteti që Edi Rama dhe organizata kriminale që ai drejton ja fsheh Dibrës dhe shqiptarëve.

Kjo është dhurata që i ka bërë Dibrës dhe shqiptarëve Edi Rama në 10 vite te qeverisjes së tij.

Në një Dibër që shpopullohet, rrudhet, që zhytet në skamje dhe mjerin, në një Dibër ku absolutisht është përgjysmuar popullsia, këta dyfishojnë numrin e të punësuarve dhe të atyre që marrin ndihmë ekonomike.

Ku ndodh në një vend tjetër normal ku përgjysmohet popullsia dhe të dyfishohet numri i administratës.

Ku ndodh në një vend tjetër normal ku përgjysmohet popullsia dhe ti reklamosh me të madhe në tam-tamet qeveritare se ke rritur ekononimë, ndërkohë që ti dyfishon numrin e atyre që u jep ndihmë ekonomike.

Këtu në Dibër ka ndodhur edhe çudia.

Në zgjedhjet lokale të 14 majit, po hulumtonim në një njoftimet e qeverisë, mirë ndihma ekonomike, por sipas Edi Ramës dhe Belindës, numri i invalidëve ishte i barabartë me numrin e individëve madhor në këtë bashki.

Numri i të rriturve nuk janë më shumë se 10 mijë, aq ishte dhe numri i invalidëve, sepse duhej të blinte me paratë e taksave tuaja, votën.

Ne shohim që në mënyrë të frikshme që Edi Rama asnjëherë nuk ka punuar në këto 11 vite dhe nuk punon për të zhvilluar Dibrën dhe as për të rritur familjet e dibranëve.

Ai ka punuar dhe punon së bashku me bandën e tij që vetëm të vjedhë, që pasi të ua ketë shtrënguar lakun të fyt të ju blejë votën. Ky është realiteti’, tha gjate fjales se tij, ne takimin ne Diber, sekretari i Pergjithshem i PD-se, Flamur Noka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re