Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Pogradeci, se me largimin e qeverisë së Edi Ramës do të përkthehet në taksa të ulëta, shanse të barabarta dhe ulje të çmimit të energjisë.

Ai u shpreh se energjia vidhet se nga Edi Rama dhe Belinda Balluku të cilat ia shesin sekserëve të tyre dhe marrin paratë për vete.

“T’i japim duart Edi Ramës në vjeshtën që vjen. Shqipëria është në peshën e rëndë të një regjimi që të ardhurat i vjedh dhe i plaçkit. Pasuritë publike i grabit për klientelën e vet. Me 14 Maj të marrim pushtetin vendor. Nuk ka Shqipëria asnjë shkak që të braktiset nga qytetarët e saj.

Nuk ka vend tjetër në rajon që të ketë pasuritë e saj përrallore. Të ketë njerëz më punëtorë dhe që e do vendin më shumë se shqiptarët. Rikthimi në pushtet i opozitës do të thotë taksa të ulëta, shanse të barabarta. Do të thotë energji me 6 lekë për kW. Aq sa e keni pasur.

E keni marrë me 6 lekë në një kohë kur një vit e prodhonim atë që na duhej. Megjithatë biznesi e merrte me 6 lekë. Sot falë një strategjie që ndoqëm, ne prodhojmë 2000 kë më shumë se nevoja dhje biznesi paguan 220 lekë. A ka gjobë më të madhe se kjo. Paguan se Edi Rama me zëvendësen e tij vjedhin në mënyrë të tmerrshme energjinë. E shesin gjithë verën te sekserët e tyre dhe marrin paratë për vete. Kjo merr fund”, u shpreh Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re