Skip to content

Rama dhe Basha do takohen në Shkodër? Ja zonat që do të vizitojnë për situatën e përmbytjeve

1605386265 rama dhe basha 1

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Lezhën, ndërsa më pas pritet të udhëtojë drejt Shkodrës per të parë nga afër situatën e përmbytjeve pasi janë ndër qarqet më të prekura. Rama do të shkojë në zonën e Obotit, ku kalohet vetëm me mjete të larta dhe është rreth 880 hektarë sipërfaqe e tokës  bujqësore e përmbytur.

Ndërkohë në Shkodër ka mbërritur edhe kreu i PD, Lulzim Basha për të parë nga afër zonat e përmbytura në qytet. Fillimisht, Basha do të shkojë në Shirq te Dajçit, ndërsa më pas pritet të kalojë në vende të tjera.

Mbetet për tu parë nëse lideri i opozitës dhe mazhorancës do të kenë një takim të papritur mes tyre.

/faxweb