Skip to content

Rama dhe Basha, gërricje në rrjete për “kunatin” dhe “oligarkët”

Rama dhe Basha kanë replikuar në distancë, ku si shkak janë bërë disa qëndrime të fundit të kreut demokrat, i cili pretendon se qeveria ka favorizuar kompani biznesi me koncensione, e gjitha kjo sipas tij në mënyrë abuzuve. Por nga PS, Bashës i është përmendur i famshmi “kunati”, Erion Isufi,m njeriu që zotëron disa kompani e që mbahen me para buxheti.

“Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorët. Shpifje e përbaltje nga shërbëtorët e mercenarët e Rames për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Padronit dhe klientëve të tij. Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve!”, shprehet Basha.

Ka reaguar Rama duke thënë: “Kur një parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka ngatërruar sistemin ku vepron;ka harruar arsyen pse ekziston;ka marrë fund si alternativë qeverisëse e është kthyer në maskë gjobvënëse!Kur këtë parti pastaj e drejton LB ferra e ka marrë fare uratën”.