Skip to content

Rama dhe Basha mbyllin sot fushatën, kreu i opozitës udhëton në 4 qytete, kryeministri e mbyll në Vlorë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka njoftuar se sot do të jetë përmbyllja e fushatës elektorale së partisë Demokratike.

Ai ka njoftuar qytetet ku do të ndalet për herë të fundit në ditën e mbylljes së fushatës.

Itinerari i tij do të jetë si më poshtë:

Do t’a fillojë me tubimin përmbyllës në qytetin e Shkodrës në orën 11:00, më pas do të vijojë me tubimin në qytetin e Lezhës në orën 13:00.

Ndërsa më tej do të ndalojë për të bërë përmbylljen e fushatës në Shqipërinë e mesme, me tubimin përmbyllës në Elbasan në orën 17:00, dhe në Tiranë në orën 19:00.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama, do të bëjë përmbylljen e fushatës në qytetin e Vlorës nw orën 18:00, ku ai kandidon edhe për deputet.

Kreu i qeverisë bëri dje mbylljen e fushatës në Tiranë në sheshin ‘Skënderbej’.

Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përmbylli fushatën në Tiranë në sheshin nënë Tereza, duke bërë një kalim me makina që nga Surreli në formë demonstrate.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like https://www.facebook.com/Berati.TV/

loading…

/faxweb