Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj theksoi se maxhoranca është entuziaste për ftesën lidhur me Bordin e Paqes, duke thënë se në fakt kjo tregon gjendjen e dëshpëruar në të cilët ndodhet për faktin se drejtësia iu është qepur të gjithëve.
Nga Foltorja e Kuvendit, deputeti theksoi se ndërsa SPAK paraqiste argumentet në Gjykatën Kushtetuese kundër Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama shkoi në seancë dhe me arrogancë nisi të tallej me organin e drejtësisë, duke e cilësuar si “sportel”.
Ai tha se arritën deri aty sa hakëruan edhe emaile të Prokurorëve të Posaçëm, duke iu referuar sulmit kibernetik ndaj SPAK.
“Maxhoranca ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm për ftesën që ka marrë por kjo tregon gjendje të dëshpëruar, që buron nga fakti dhe vetëdija se më në fund në Shqipëri drejtësia po vepron. Drejtësia iu është qepur të gjithëve, po tregon se të korruptuarve po iu vjen fundi dhe ky entuziazëm buron nga shpresa se nëpërmjet kësaj ftese, pjesëmarrje në këtë organizatë ndërkombëtare, Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij që kanë vjedhur, më në fund gjetën mënyrën pë t’i shpëtuar drejtësisë.
Sot këtu ndërkohë që SPAK po kërkonte që një përfaqësuese e qeverisë, nuk ka rëndësi se kush është, por një zyrtare e lartë e qeverisë që është duke vjedhur e akuzuar, thotë se ne duam ta pezullojmë nga detyra dhe të mos i japim mundësi që të vjedhë.
Ndërkohë që është aje që lufton për drejtësi, Rama vjen këtu dhe me arrogancë, me idenë se shpëtoi na drejtësia fillon edhe tallet me SPAK. Thotë se SPAK është kthyer si në sportel për letra. Ju arritët deri aty, jo vetëm që i linçuat me gazetarë e analistë, por arritët deri aty sa hakërruat emailet.”, u shpreh Shehaj.
