Kryeministri i vendit Edi Rama po kryen inspektime në Bypassin e Vlorës së bashku me komisionerin europian për zgjerimin, Oliver Varheley dhe ministren e infrastrukturës, Belinda Balluku.
Ky aks rrugor u inaguruar vetëm disa ditë më parë dhe Bashkimi Evropian ka mbështetur ndërtimin e tij nëpërmjet një granti prej 20 milionë eurosh.
Gjithashtu, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po kontribuojnë me hua prej 18 milionë euro secila për këtë projekt.