Të enjten kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Shqipëria, si vendi që mban presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të udhëheqë dy debate të nivelit të lartë.

 

Pasoja e agresionit të paligjshëm rus ndaj Ukrainës në sigurinë botërore do të jetë debati i hapur i nivelit të lartë që do të drejtohet nga Edi Rama në 20 shtator.

 

Në këtë diskutim me vëmendjen te zbatimi i ligjit ndërkombëtar, shton  Vizion Plus,  pritet të jetë fizikisht edhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, që do të përbëje edhe praninë e tij të parë në Këshillin e Sigurimit.

 

Debati për Ukrainën do të prihet nga një tjetër, ai 14 shtatorit. Ai do të udhëhiqet nga ministri i ri i Jashtëm. Për Igli Hasanin kjo do të jetë edhe detyra e parë që do të ushtrojë si shefi i diplomacisë shqiptare.

 

Në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York ai do të udhëheqë diskutimet për krijimin e një mekanizimi që siguron shpërndarjen e shpejtë të ndihmave humanitare  për çdo vend të botës që përballet me luftën apo me katastrofa natyrore.

 

Bashkë me organizata dhe korporata të mëdha amerikane, prej dy vitesh Shqipëria është angazhuar në krijimin e një platforme që bën bashkë biznese për të ndihmuar në kohë me para, mallra dhe shërbime sa herë bota përballet me kriza humanitare.

 

Përveç debateve në Këshillin e Sigurimit, ben te ditur Vizion Plus, agjenda e kreut të qeverisë përmban edhe takime me drejtues të Kombeve të Bashkuara dhe jo vetëm.

 

Pas Edi Ramës dhe Igli Hasanit, është radha e presidentit Bajram Begaj për të mbajtur fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me temë përshpejtimi i agjendës 2030 për një zhvillim të qëndrueshëm të paqes dhe sigurisë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re