Së shpejti, fëmijët e çdo grupmoshe në Tiranë do të kenë mundësi që të mësojnë biçikletën dhe rregullat e qarkullimit. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë lajmin e mirë të hapjes së një shkolle për biçikletat pranë stadiumit “Air Albania”

 

 

“MIRËMËNGJES  dhe me hapësirën me të re publike në kryeqytet, ngjitur me Air Albania Stadium, ku do të hapet së shpejti shkolla e biçikletave për fëmijët e çdo grupmoshe, ju uroj një javë të mbarë”, theksojnë ata. Gjatë tetë viteve të fundit Bashkia e Tiranës ka ndërtuar edhe një rrjet të tërë korsish biçikletash duke sjellë dhe rritjen e përdorimit të dyrrotakëve nga ana e qytetarëve si alternativë transporti”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re