s“Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç duket se po zbatojnë projektin ‘Open Balkan’, të krijuar dhe koordinuar nga Soros.

Nga pamjet, video dhe foto Edi Ramën në Beograd e ka shoqëruar Aleksandër Soros, djali i miliarderit George Soros.

Këtë e ka treguar takimi i djeshëm dhe i sotëm në Beograd ku Rama dhe Vuçiç kanë pasur përballë Aleksandër Soros.

Në pamjet e bëra publike në rrjetin social në Facebook nga presidenti serb, duket se në tryezën trepalëshe në një anë janë ulur Rama, Vuçiç dhe përfaqësuesi maqedonas dhe nga ana tjetër është i ulur Alex Soros dhe ndihmësit e tij”.

Kështu shkruan sot portali i familjes Berisha, që prej kohësh, për të justifikuar shpalljen non grata familarisht nga SHBA, kanë shpikur këtë përrallën se Berisha paska qenë kundër planit të Sorosit për ndarjen e Kosovës.

Por ja e marrim të mirëqenë për një moment, se Sorosi paska vërtet në plan të ndajë Kosovën dhe po përdor Ramën dhe Vuçiç, ndërsa Berisha me Albin Kurtin e kanë shpëtuar Kosovën nga ky plan i kobshëm.

Por nëse është kështu, përse atëhere Albin Kurti pak ditë më parë e priti në një takim zyrtar djalin e Sorosit, bashkë me gjithë drejtuesit e organiztës së Sorosit?

Apo e tradhtoi edhe Albin Kurti kauzën dhe tani ka mbetur vetëm Sali Berisha, ai që do e mbrojë Kosovën?

Vërtet mendojnë se njerëzit janë kaq budallenj, sa të besojnë që Berisha, i cili lejonte kontrabandën e naftës për tanket e Milosheviçit që vriste shqiptarët në Kosovë, qenka i vetmi që e do Kosovën dhe gjithë të tjerët, nga Hashim Thaçi, tek Rama, madje dhe Albin Kurti, janë tradhtarë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re