Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë të njëjtin qëndrim lidhur me forcimin e rolit të KFOR në veri të Kosovës, pas sulmeve terroriste serbe ndaj Policisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Bardhi ka zbuluar edhe propozimin e PD për mocion me debat në Kuvendin e Shqipërisë, mbi qëndrimin që duhet të mbajë qeveria shqiptare për situatën në Kosovë, që sipas tij, duhet të mbyllet me miratimin e një rezolute që dënon sulmet terroriste serbe.

Grupi i PD thotë se kryeministri Rama dhe institucionet shqiptare duhet të shkëputen nga roli neutral mbi situatën ën veri të Kosovës dhe të jenë në një linjë me Kuvendin dhe qeverinë e Kosovës.

“‘Është i nevojshëm, një rol më i fuqishëm i KFOR-it, në veçanti në veri’”, – Aleksandër Vuçiç në orën 18:43. ‘Duhet që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më parë’ – Edi Rama në orën 17:55. Ndërkohë propozimi i GPPD“, ka shkruar Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re