Kryeminsitri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punonjësit e administratës. Jo vetëm dita e enjte e cila përkon me “Ditën e Verës” por edhe e premtja do të jetë pushim.

Për të gjithë punonjësit e administratës duke llogaritur edhe të shtunën dhe të dielën, do të kenë pushim katër ditë me radhë.

Postimi i Ramës:

Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës😍

Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës😍 pic.twitter.com/8ObMCxlaLS

— Edi Rama (@ediramaal) March 13, 2024

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re