Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka dhënë detaje në lidhje me digjitalizimin e sistemit të kadastrës.

Rama në fjalën e tij se sportelet online tashmë do të lënë mënjanë dhe do të zhdukin të gjithë padrejtësisë që u janë bërë qytetarëve në këtë drejtim, ku nëse nuk gjenin një mik ne kishin të pamundur që të mbaronin punë.

Sipas tij tashmë nuk ka më nevojë as për krushq as për parti e shoqëri pasi mjafto që të bëjnë vetë aplikimin dhe do të mund të marrë përgjigjen që i duhet.

“Njerëzit që nuk kanë një mik tashmë zgjidhjen e tyre e kanë në platformën digjitale, kur ne kemi bërë për herë të parë aplikimin për subvencionet për bujqësinë aplikimet nga majat e maleve që e kanë të pamundur të gjejnë zyrën që i thonë s’ke këtë letër, ik në mal merri deles letrën dhe sille poshtë. Ky është shërbimi më i madh që ne i bëjmë në të gjithë këtë proces qytetarëve, në Shqipëri është shpikur rifreskimi ti ke një pronë ndërkohë që një certifikatë në një shtet tjetër të mjafto një që ke 300 vjet ndërsa këtu të duhet për një rifreskim për një certifikatë 3 muajshe. Vulat e njoma dhe njeriu që pronën e ka nga stërgjyshi duhet që të varej nga vula e njollë pa din pa iman, pa fe pa atdhe, nuk e di sa turp iu vjen juve por mua më vjen shumë turp, shumë turp, që të mendoj se çfarë kanë hequr njerëzit dhe më mjaftojnë vetëm historitë që kam dëgjuar vetë dhe më kanë nisur mesazhe që unë i kam kaluar nga drejtuesit, ku pas një farë kohe sërish përsëritej mesazhi pasi çështja nuk ishte zgjidhur. Pa llogaritur krimin e AMTP-ve letrat e dhëna rrugëve jo për tokë bujqësore por për shkëmbinj e shkrepa për ujin e detit, që ne i kemi përmendur por kanë ndodhur dhe më pas, kam parë detin të kufizuar si pronë e padukshme. Që të mos them se letrat që janë rrugëve në formë ankesash, kërkesash dhe njohjesh”, është shprehur Rama.

Ndër të tjerë kreu i qeverisë  është shprehur se në Shqipëri më shumë kishte prona sesa njerëz dhe kjo bënte që për një pjesë toke të dilni 3-4 pronarë të mbivendosur.

Rama ka theksuar se digjitalizimi është një revolucion i rëndësishëm që u shërben të gjithëve, duke vënë në dukje se me këtë hap do të ketë një numër të madh dorëheqjesh tashmë.

Shqipëria ka 28 mijë kilometra për pronë pretendimet janë rreth 40 mijë km ndaj kur futesh në një pronë gjen tre palë pronë. Si një formë e kalvarit e viktimës me xhelatin mbaron pjesa e digjitalizimit do të vazhdojë por historia që një njeri që kërkon titullin e pronësisë duhet që të kërkojë xhelatin dhe I thotë se shiko se duhet kjo duhet ajo, që e kërkon ky e kërkon ai dhe pronari i rrugës kthehet në viktimë mbaron. Ju ftoj të gjithëve që ta provoni dhe do të ndjej dhimbjen tuaj kur të mos dalloni se ku do të kapet më një pronë. Është një revolucion i rëndësishëm që na shërben të gjithëve dhe pres dorëheqje masive nga kadastra. Drejtorja e ka të qartë se punonjësit duhet të jenë bankier dhe jo banakier dhe të mos bëhet më asnjë ndërhyrje për askënd se ky na ka dhënë vota dhe ky na ka sjellë këtë, se duhen ndihmuar ky e ai. Nuk ka më”, ka thënë kreu i qeverisë.

Gjithashtu shefi i qeverisë ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë punonjësit e kadastrës ku ka thënë se do të kenë një rritje të konsiderueshme page.

“Rritja e pagave të kadastrës do të jetë e konsiderueshme pasi punonjësit duhet që të paguhen nga shteti dhe jo nga qytetarët dhe për këtë kemi diskutuar dhe për këtë përfitoj nga rasti që tu bëj thirrje të gjithë atyre që janë profesionistë të aplikojnë se janë të domosdoshëm, brenda kadastrës ka plot njerëz që e dinë punën dhe shpresoj që një pjesë të ngelen, kush do të iki do të jetë më shumë se i falenderuar se po shpëtojmë prej tuj, kush do të qëndrojë do të vijojë me trajnimet. Kadastra duhet që të certifikohet si një institucion i standardeve evropiane sot që flasim kemi hyrë në këtë proces pasi deri dje kadastra mund të certifikohej si një makinë mishi për të grirë prona dhe ngrenë jetë njerëzish”, është shprehur Rama.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re