Skip to content

Rama: Dita pa makina duhet të bëhet pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor

Kryeministri Edi Rama shkruan se dita pa makina duhet të bëhet pjesë e pandashme e kalendarit mujor.

Ndërsa publikoi disa foto në Facebook nga rrugët e zbrazëta në Tiranë si pasojë e “Ditës pa makina”, Rama thotë se dita pa makina, fuqizimi i transportit publik dhe përdorimi i biçikletave do të jenë në fokus të punës së përbashkët të qeverisë me pushtetin vendor.

“Dita pa makina duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona”, shkruan Rama.