Pasditen e kësaj të premteje, kryeministri Rama mbajti komunikimin e drejpërdrejtë me qytetarët në Facebook  dhe Instagram. Rama foli për masat që do të merren në vijim, si dhe për situatën aktuale të rritjes së rasteve me koronavirus në vend.

Në përfundim të fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se me “durim dhe mund t’ia dalim deri në fund.” Po ashtu ai u shpreh që nga shtatori, nëse nuk do të kemi ndonjë valë tjetër, do të mbledhim të gjitha forcat për marrë vrullin sërish.

Kryeministri u shpreh me optimizëm se në fund të vitit do të kemi rezultat ekonomik dhe financiar sipas parashikimeve, më të mirë se vitin e kaluar.

Sipas tij, “vitin tjetër do të bëjmë një histori suksesi.”

Rama u shpreh:

“..Rezistencë deri në kalimin, uroj me sukses, të sezonit turistik. Nga shtatori nëse nuk kemi ndonjë valë tjetër, do të mbledhim të gjitha forcat e do të marrim vrullin e nevojshëm. Në fund të vitit do të kemi rezultat ekonomik dhe financiar sipas parashikimit, më mirë se në fund të vit të kaluar. Vitin e ardhshëm do bëjmë një histori suksesi.” /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re