Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm gjatë takimit me studentët që kanë fituar “medaljen e artë”, pasi kanë përfunduar gjimnazin me dhjeta.

 

Rama tha se nuk do të financojë më studentët që duan të studiojnë jashtë vendit, por theksoi se do të fokusohet më shumë tek ata që zgjedhin Shqipërinë për tu shkolluar.

 

Kreu i qeverisë theksoi se përveç bursave, Qeveria do të japë pagë minimale për të gjithë studentët ekselentë.

 

“Ne nuk do financojmë studime jashtë, por do financojmë ufot këtu, ata si ju, apo të tjerë me të gjitha kriteret dhe do vejmë financim të konsiderueshëm, jo duke dhënë një bursë, por pagë minimale, për çdo student që është i këtij niveli. Tek mjekësia, tek degët prioritare do fokusohemi, dhe nga 20, do financojmë nga 200-400.

 

Duke parë edhe mesataren që ka qenë, do japim pagë për çdo njërin, por ata që futen në sistem s’do marrin diplomë para tre vjetësh, që do të thotë je mjek, do punosh tyre vite këtu, pastaj do marrësh edhe diplomën dhe je i lirë të shkosh jashtë“, nënvizoi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re