Kryeministri Edi Rama theksoi se një ndër diskutimet e bëra në mbledhjen me krerët e pushtetit vendor në 61 bashkitë e vendit ishte edhe lehtësimi i procedurave të lejeve të ndërtimit në fshat.

Nga Shkodra, Rama theksoi se legalizimi është një proces që do “një dorë” edhe nga pushteti vendore në mënyrë që të përparojë siç duhet.

Lexo edhe :Related Posts

“Kemi diskutuar për lehtësimin e domosdoshëm të procedurave të lejeve të ndërtimit në fshat në mënyrë që njerëzit që ndërtojnë, riparojnë shtëpitë e tyre të mos kenë të njëtat procedura si banorët e qytetit apo zonave të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e zonave të mbrojtura”, tha ai. “Kemi një numër jo të vogël legalizimesh të mbetura që për arsye jo edhe aq të pakuptueshme janë në bllokun e fundit të këtij procesi por duke angazhuar edhe bashkitë në këtë proces do i japim një shtysë më të madhe procesit pasi shikojmë që në agjencinë e kadastrës përmirësimet e ndjeshme që bëhen në mënyrë të vazhdueshme me sistemin e shërbimit me hipotekën nuk ecin paralelisht me përmirësimin që duhet të bëjmë në adresimin e legalizimeve sepse janë dy procese shumë të ndryshme por edhe sepse mbase pikërisht na duhet edhe ndihma e bashkive”, ”shtoi ai.

Po ashtu, kryeministri theksoi se është akorduar një finanancim me vlerë 50 mln euro në bashkëpunim me Bankën Botërore që i shërben digjitalizimit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re