Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili pas protestës para Gjykatës së Lartë u zhvendos në selinë blu, ka hedhur akuza se kreu i qeverisë po tenton të zhdukë Partinë Demokratike.

Berisha u shpreh se protesta e opozitës do të përhapen në të gjithë vendin dhe sipas tij, edhe “para institucioneve të krimit”.

Lideri demokrat theksoi se do t’i qëndrojnë Ramës dhëmb për dhëmb, duke theksuar se janë të pamposhtur.

“Kjo protestë para Gjykatës së Lartë, që ka shënuar me qëndrimet e saj tradhti kombëtare, shënon fillimin e betejës sonë, sot protesta jonë para selisë së partisë së krimit shënon fillimin e betejës sonë kundër kësaj partie e cila me të gjithë qëndrimet e saj, e udhëhequr nga Rama është përgjegjëse për dramën e shqiptarëve.

Rama kërkon të zhdukë PD-në, por do ti qëndrojmë dhëmb për dhëmb, jemi të pamposhtur. Protestat tona do të përhapen në të gjithë vendin dhe para institucioneve të krimit, para Kryeministrisë, për të mbrojtur liritë tona”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re