Skip to content

“Rama do të forcojë me çdo kusht karrigen e tij”- Berisha: I kanë bërë pretencë reformave dhe ligjeve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për media ku ka folur për akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa ishte thirrur në GJKKO për të dëshmuar në orën 14:00.

Berisha hodhi akuza ndaj Ramës duke u shprehur se po bën gjithçka për të qëndruar në pushtet.

“Në historinë e këtij vendi nuk ka ndodh kurrë që kryetari i qeverisë të kontraktojë për të goditur opozitës, kryezbuluesin e SHBA. Kjo ka ndodhur nga Edi Rama. Rama në një lobim korruptive ka arritur të sanksionojë Sali Berishën dhe që nga ajo ditë nuk është paraqitur një dokument i vetëm që ta provojë.

Pse e rrëmben vulën? Sepse do me çdo kusht të forcojë karrigen e tij. Pse mbahet Beleri në burg? Në të gjithë drejtësinë  e botës ajo provë nuk lejohet. Janë dhënë 700 mijë lekë të reja shpërblim për t’i bërë kurthin Belerit. Provat e mbledhura me provokacion nga policia janë nul”, tha Berisha.

Më tej ish-kryeministri foli dhe për mbrojtjen me procedurë.

“Në aktakuzë bëhet gjykimi i reformave të qeverisë, ligjeve të parlamentit, në mënyrën më armiqësore. Para meje Fatos Nano e zgjati me dy vite atë ligj. Duhet të jesh kretin politik që t’i lejosh vetes të shkruash në këtë mënyrë. Po gjykohen reformat, akt i turpshëm primitiv. Si mund të dalë të bëjë pretencën e reformave dhe ligjeve të parlamentit?! Duhet të jesh i shfazuar në çdo aspakt. Kështu që unë po mbroj reformat”, tha Berisha

“”