Kryeministri Edi Rama ndërsa prezantoi buxhetin e vitit 2022 për peshkimin, u shpreh se duhet një shkollë profesionale për industrinë e peshkimit që të nxjerrë specialistë të lartë, të cilët i mungojnë sektorit.

“Na duhet një shkollë sepse sa më shumë po rriteni aq më shumë po keni problemin e specialistëve të nivelit të lartë. Na duhet që të ndërtojmë shkollën profesionale që të jetë në shërbim të industrisë dhe që të jetë e lidhur drejtpërdrejt me praktikën. Nëse koncepti shkolla profesionale që kemi është 3 ditë në shkollë, dy të anije për të krijuar gjithë e re të kapitenëve shqiptar e të teknikëve shqiptarë.

Duhet të përcaktojmë ku është vendi i duhur për shkollën dhe të fillojmë punën. Mund të jetë shkolla profesionale e peshkimit këtu. Janë të lidhur më portet me kompanitë dhe fillojnë punën direkt. Krijojmë kushtet që të përballim sfidën që vjen më pas. E kemi rritur peshkimin me 240%, duam ta rrisim prapë po kaq. Kjo është ambicia”, tha Rama.

Po ashtu, Rama pati një ultimatum për zv/ministrin e Bujqësisë. Deri vitin e ardhshëm ai i dha kohë që të hapen themelet për markatën e peshkut që sipas Ramës duhet të jetë model dhe me standardet më të larta të BE.

“Kjo është zemra e historisë. Këtu duhet të bëhet markata model. Bashkë me drejtorin e portit do të ulesh së bashku me ta dhe gjithë kjo pjesë tani, duke përfituar nga projekti i madh i transformimit të portit, duhet të bëhet aksesibël për qytetarët. Duhet të bëhet një merkatë që të jetë me standardet më të lartë të Bashkimit Europian. Është detyra jote. Gjëja më e mirë është që kjo merkatë të jetë bashkëpunim. Kush do të futet aksioner  me një përqindje të caktuar në këtë markatë të futet dhe të jetë e juaja.

Ne bashkarisht si peshkatarë dhe qeveri do të garantojmë financimin, ju do fusni një pjesë të vogël, ne një pjesë të rëndësishme dhe pastaj pjesën tjetër do ta marrim bashkarisht me garanci sovrane. Kjo shoqëri që do ta bëni do ta shlyejë në vite. Menaxhimin do të bëni ju dhe jo shtetitn. Duhet të krijoni ju një autoritet më vete. Merrni ekspertë të huaj. Gjeni se ku janë më të mirë.  Vitin e ardhshëm duhet të vish këtu bashkë me mua të hapim themelet e markatës. Një vit kohë ke”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re