Kryeministri Edi Rama teksa inspektoi sot shkollat  e reja “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri” në Tiranë premtoi se brenda këtij mandati do të ketë ndryshime të rëndësishme në arsim.

Rama zbuloi se në shkolla do të aplikohen parcelat bujqësore. Sipas kryeministrit nuk do të ketë vetëm hapësira me bar, por do të mbillen edhe perime, duke e cilësuar si laborator natyror.

“Brenda këtij mandati do tokemi ndryshime tejet të rëndësishme. Elementi i fundit është ndërtimi i parcelave bujqësore në shkolla. Të gjithë këto hapësira rreth e rrotull, brenda mureve të brendshme të këtij kompleksi nuk mund të jenë thjeshtë hapësira me bar.

Ndërkohë që po të jenë një pjesë e tyre, hapësirë për kultivimin e perimeve për dhënien mundësi të nxënësve të kenë një dijeni fillestare për tokën, vlerëne saj. Dhe pastaj pak nga pak të krijojnë edhe modestish sipërmarrjen bujqësore të shkollës. Kjo do të vlejë për të mësuar edhe këtë pjesë të tregtimit të produkteve do të ishte një laborator natyror fantastik”,-tha kreu i qeverisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re