Më i ashpër se kurrë kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndëshkime të forta për të gjithë ata që shkelin ndalim qarkullimin nga drejtuesit e mjeteve e deri te këmbësorët. Me tone të ashpra, kreu i qeverisë tha se gjobat dhe këshillimet nuk mjaftojnë më për të bindur atë pakicë që vazhdon të injorojë masat. Mëshirë zero për këdo, qoftë ai i ri apo i moshuar

 

 

Për ata qe thyejne urdhrat kundër përhapjes së koronavirusit, veçanërisht në dy zonat e kuqe, në Tiranë dhe Durrës, ndëshkimi do të jetë edhe moral.

 

 

E gjithë policia, ushtria e deri te forcat speciale të ndërhyrjes së shpejtë do të jenë në rrugë me dy misione. E para për të ndëshkuara shkelësit e shtetrrethimit në çdo rrugë kryesore dhe oborr lagjeje, dhe e dyta  qytetarët që nuk respektojnë distancën në pikat e shitjes së ushqimeve dhe nëpër farmaci. Nuk përjashtohet përdorimi i forces nga ana e policisë dhe ushtrisë.

 

 

Edhe javën e ardhshme, orari i lëvizjes së qytetarëve dhe mjeteve të lejuara do të jetë nga pesë e mëngjesit deri në një të drekës.Ky vendim vlen për të gjithë Shqipërinë.

 

 

Per te treguar egersine e armikut te padukshem kryeministri Rama u shpreh se koronavirusin nuk e ndal dot as protesta e vlonjateve.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re