Një ditë më patë mediat greke raportuan se kryeministri Edi Rama është i gatshëm t’i japë Turqisë Pashalimanin, për ta shndërruar në një bazë ushtarake detare.

Në lidhje me këtë çështje, gazetarët pyetën edhe presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Ai u shpreh se nuk ka informacion për lajmin që publikuan dje se Rama është i gatshëm t’i japë Turqisë Pashalimanin, për ta shndërruar në një bazë ushtarake detare.

“Për Pashalimanin, nuk i di të gjitha. Do të këshillohem me këshilltarët e mi dhe do të jap një përgjigje në kohën e duhur. Presidenti nuk di gjithçka”, deklaroi Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re