Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët, është pyetur lidhur me projektin e ri përr rivitalizimin e Bibliotekës Kombëtare.
Pyetje: Korporata e investimeve shqiptare ka planifikuar riviltalizimin e Biblotekës Kombëtare, dhe ka shpallur thirrjen dhe sipas projektit parashikohet një kullë dhe biblioteka. A jeni dakord me këtë ide.
Berisha: Nuk do të ndodhë ajo. Është një ëndërr e vjetër e Edi Ramës. Donte të ndërtonte kullën në oborrin e bibliotekës Kombëtare. Ajo nuk do të ndodhë.
Vendi ka nevojë për një bibliotekë të re kombëtare. Ia vlen të ndërtohet sepse biblioteka ku është ka hapësira të kufizuara. Ka punonjës të mrekullueshëm, më të mirë, por në kushte të vështira.
E përmbyti Erion Veliaj me rikonstruksionin. Ka qenë një përmbytje e dhimbshme! Me mijëra vëllime të çmuara u përmbytën dhe i thanin me tharëse flokësh. Gjë e paimagjinueshme dhe nuk mori askush asnjë përgjegjësi.
Ndërtoi sheshin, mori miliarda, dhe u përmbyt biblioteka. Ne do të ndërtojmë një bibliotekë të re.
