Skip to content

“Rama dorëhiqu”, Atdheu nuk është në shitje”/ Protestat kundër qeverisë dhe projektit në Zvërnec, jehonë në mediat ndërkombëtare

3c0e0670 6023 11f1 b682 cf91850925ea.jpg 1.webp

Protestat që prej ditësh zhvillohet në Tiranë kanë marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Qytetarët shqiptarët me mijëra kanë dalë në shesh me parullat “Atdheu nuk është në shitje”, “Edi Rama dorëhiqu”, për më shumë se 3 orë kanë protestuar kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura. Kjo protestë është thirrur të mbahet edhe ditën e sotme.

“BBC”, “The Indipendent”, “Financial Times”, i kanë bërë jehonë protestës së mbajtur në Tiranë, e cila është shtrirë edhe në Durrës , tashmë dhe Vlorë.

Shqiptarët, protestojnë kundër projektit në Zvërnec dhe pakënaqësive qeveritare”, shkruajnë mediat e huaja. Kjo protestë ka bërë bashkë të rinj, fëmijë, nëna  më foshnjë, vajza e djem, të moshuar, të gjithë kundër pakënaqësive dhe padrejtësive me të cilën përballen prej vitesh nga qeverisja Rama.

“Protestuesit thonë se planet për zhvillimin përbëjnë një kërcënim për flamingot – të cilat janë një specie e mbrojtur – si dhe specie të tjera në zonën e mbrojtur të ligatinave.”, shkruan BBC.