Kryeministri, Edi Rama ka dorëzuar çelësat e shtëpive për 150 banesa të reja të rindërtuara në Thumanë në vendin ku u shembën me qindra ndërtesa si pasojë e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit të 2019-tës.

Rama tha se shtëpitë tashmë ishin të banorëve të cilët kishin çelësat dhe se mund të bënin çfarë të dëshironin me to. Ndërsa nuk la pa përmendur edhe demokratët për të cilët tha se pavarësisht se çfarë bindje politike kishin, rëndësi kishte komuniteti dhe njerëzillëku.

Edi Rama: Shtëpitë janë tuajat, t’i gëzoni, t’i trashëgoni dhe bëni çfarë të doni me to.Shumëlagje të vendit do të donin të ishin kështu si Thumana sot. Thumana para tragjedisë, ishte si një vendngjarje e një skene nga ferri. Sot është vendi i rilindjes në kuptimin më të vërtetë të fjalës. Rilindjes edhe për ata që votojnëmajtas edhe për ata që votojnë djathtas, edhe për ata që falen edhe ata që nuk falen. Nuk i heq dot nga fjalimi këto, demokratëve që nuk janë të paktë këtu në Thumanë, ju uroj t’i gëzojnë shtëpitë. Në fund të ditës pavarësisht se çfarë bëjnë partitë, mbetet njerëzillëku dhe komuniteti . Dua ta mbyll me një fjalë të profetit Muhamed, edhe nëse në ditën e qametit gjendesh me një filiz në dorë, mos ik pa e mbjellë. Ju takon juve që këto kopshte që presin të mbillen dhe të lulëzojnë, të kujdeseni për to.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re