Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Danimarkës në kuadër të takimit të shtatë të Komunitetit Politik Europian që pritet të mbahet atje, ditën e enjte.

Në samit pritet të jenë të pranishëm 47 krerë shtetes, ndërsa në qendër të diskutimeve do të jenë forcimi i mbështetjes për Ukrainën, gjendja e sigurisë në Europë si dhe mënyrat për ta bërë kontinentin më të fortë e më të sigurt përballë sfidave gjeopolitike aktuale.

Komuniteti Politik Evropian ka për synim të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët, si dhe të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit. Deri tani, kjo platformë është mbledhur gjashtë herë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re