Skip to content

Rama: Drejtoria e re Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Berat, kushte dinjitoze për mbi 38 mijë drejtues

Berati ka tashmë një godinë të re për shërbimin e transportit rrugor, e cila garanton kushte dinjitoze për punonjësit dhe qytetarët të cilët paraqiten pranë saj.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga transformimi që ka pësuar kjo godinë, e cila sipas Ramës ofron shërbime dinjitoze për më shumë se 38 mijë drejtues automjetesh.

“Kjo është Drejtoria e re Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Berat, ku falë transformimit rrënjësor të kushteve sot marrin shërbime dinjitoze më shumë se 38 mijë drejtues automjetesh të 5 bashkive të këtij qarku”, shprehet Rama.