Skip to content

Rama: drejtues klubesh mediatike, bixhozxhinj me nam

Kryeministri Rama, i ftuar në Zonë e Lirë të Arian Çanit, ceku atë që ndodh në një pjesë të elitës gazetareske të Tiranës, përfshirja e ethshme si lojtarë zaresh në lojra fati, më saktë në kazino.

Ishte momenti kur drejtuesi i emisionit po i thoshte se ai vetë kurrë nuk kish provuar të luante bixhoz, por që ca miq të tij kishin thënë se ishte një adrenalinë e papararë, dhe më pas erdhi reagimi i Ramës:

“Po pra po…Ca nga këta hedhin baste andej, luajnë zarin këtej, dhe pastaj hedhin fall pastaj nëpër këto klubet mediatike duke dhënë mend e duke u treguar njerëzve se ç’është pastërtia e ç’është korrupsioni…”, komentoi shefi i qeverisë.

Ai nuk përmendi emra konkretë, nën bindjen se një pjesë e publikut e di se për kë është fjala. Më të përfolurit si personazhe kazinosh, janë Artur Zheji dhe Ylli Rakipi.