27 shtator Qytetarët e qarkut të Beratit i marrin tashmë shërbimet e transportit rrugor në një ambient tërësisht të ri me kushte dhe standarde bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat, ku, theksoi ai, “krahas përmirësimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve, kemi ulur edhe kostot, përmes vendosjes së paneleve fotovoltaike, të cilët mbulojnë një pjesë të nevojave vjetore për energji elektrike në këtë drejtori”.

Kompleksi i ri i Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Berat mundëson kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për 35,000 drejtues mjetesh, ndërsa ka salla të reja për lejedrejtimet dhe regjistrimin e mjeteve, kapanone për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve, si dhe zyra shërbimi.

/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re