Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, është shprehur se kryeministri Edi Rama duhet të kërkojë mbledhje të OKB-së lidhur me sulmet në veri të Kosovës.

Komentet Gola i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se Rama duhet të përmendë që sulmi i bërë të dielën në Veri të Kosovës, është i orkestruar nga Serbia.

Reagimi i plotë në Facebook:

Kish bo fillimisht që ti mos me kërku konferencë ndërkombëtare për veriun, me qene eksplicit në përmendjen e Serbisë si orkestruese e sulmit terrorist, me fillu ofensive diplomatike përmes ministrave, veçanërisht atij të jashtëm dhe ambasadave, për t’i sensibilizuar vendet mike dhe me gjere, me kërku mbledhje të OKB-se enkas për këtë sulm të sponsorizuar terrorist të Serbisë… e qeshtu. Përndryshe, bëhet vonë” shkruan Gola në statusin e tij në Facebook.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re