Kreu i LZHK-së, Dash Shehi, në një intervistë për Panorama TV ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama se nuk do financojë kryebashkiakët e opozitës.

Shehi u shpreh se “kjo është një gënjeshtër, një presion, i paligjshëm dhe i pamoralshëm”, ndërsa iu drejtua qytetarëve “nuk duhet të trembeni sepse paratë që i shkojnë pushteti lokal nuk varen nga Rama”.

Dash Shehi: Rama e zbriti fushatën në fushën e vet, fatkeqësisht fusha ishte në një nivel të kundërshtarëve.

I keni parë posterat nëpër Shqipëri. Detyrimi moral do të ishte që Rama të thoshte “Ore me çfarë të drejte po kërkon votë për herë të tretë për këto zotërinjtë e bashkive”. Nuk ndodhi kjo, por shan opozitën. Në pushtet ka qenë ky, duhet të japë përgjegjësi për angazhimin që ka marrë.

Në politikë deklaratat e tij nuk janë serioze dhe qytetarët duhet të dinë t’i japin përgjigje.

I komentoni deklaratat e kryeministri Rama se nuk do bashkëpunojë me kryebashkiakët e opozitës?

Dash Shehi: Është një gënjeshtër e madhe, është presion, i paligjshëm dhe i pamoralshëm. Qytetarët nuk duhet të tremben sepse paratë që i shkojnë pushteti lokal nuk varen nga Rama.

Veprat e publike që do bëhen me paratë e qeverisë që gjysma janë borxhe ndërkombëtare do bëhen atje ku do bëhen, këtu nuk luan rol të madh Rama.

Qytetarët të zgjedhin atë që duan, të votojnë opozitën. Është presion elektoral, më vjen keq që e bën dikush që ka 10 vite kryeministër.

Është qesharake fare dhe nuk luan rol.

Rama ka deklaruar se do fitojë 50 bashki?

Dash Shehi: Herën tjetër mori 60 bashki, ndaj mund t;i marrë edhe 50. Ka marrë Kuvendin, qeverinë, gjykatat, bankat, institucionet e pavarura, nuk është çudi të marrë shumicën e bashkive.

Mendoj që e gjithë opozita në harkun e vet, të rreshtohen dhe nëse ky hark opozitar, arrin të marrin 50% të votave do të thotë një sinjal të madh demokracisë dhe shpresë të madhe për të nesërmen.

Edhe nëse i merr 40 bashki, se 50 nuk i merr, populli shqiptar e ka dhënë sinjalin e vet që numerikisht shumica janë kundër kësaj qeverie.

Numri i bashkive që do fitohen nuk është e rëndëishme për opozitën, por që të kalojë me numër votuesish qeverinë e sotme.

Ky e rikthen pluralizmin në Shqipëri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re