Skip to content

“Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike

aulon kalaja

Aulon Kalaja në një intervistë në “News24” foli për protestën, situatën në Partinë Demokratike, protestën kundër kryeministrin Edi Rama, si edhe ka analizuar deklaratat e kryeministrit.

Ai tha se ka qenë i pranishëm në protestë që nga dita 1 duke e vlerësuar si protestën që i ka dhënë një frymë të re vendit dhe se masiviteti i protestës është i jashtëzakonshëm.

“Rama mund të dojë ta çojë Shqipërinë edhe në hënë, por fakte tregojnë të kundërtën, qytetarëve e kemi parë se si u grabitet prona. Protesta është e jashtëzakonshme dhe në shesh është ndërtuar diçka e madhe. Secili aty tregon pakënaqësitë e veta, kauzën e tij…vazhdimi i kësaj proteste edhe më 31 korrik tregon që shqiptarët nuk dorëzohen. Në një vend normal një kryeministër i përgjegjëshëm duhet të merrte masat për t’u tërhequr dhe për të marrë masat për të vendosur një qeveri tjetër , qeveri tranzitore që do përgatisë vendin në zgjedhje. Vetë Europa ka folur dhe e ka mbështetur protestën. Ambasadori i BE në Shqipëri e ka mbështetur, doli vetë aty…Ne kemi një katastrofë mbeturinash…Në Europë futësh nga këta qytetarë që kanë kuptuar se qeveritë janë të përkohshme dhe Shqipëria është e përhershme…

Gjithashtu Kalaja theksoi se nuk ka rrugë tjetër përveç zgjedhjeve. Sipas tij fuqia e protestës është aelanca fluide pasi ka qytetarë me ankesa dhe kauza të ndryshme.

“Janë parë disa manovrime të disa Kuvendeve që duan të thërrasin, por në gjykimin tim protesta nuk duhet të ketë kokë, sepse do të anatemohet. Protestuesit janë të vendosur, është moment shumë historik”, tha ai.

Më tej u ndal edhe te dokumenti i propozuar nga Rama “Besa”, të cilën e cilësoi si karamele propagandistike. Kalaja shtoi se qytetarët kanë qenë të qartë dhe se kanë theksuar se nuk do të ketë dialog me kryeministrin

“Protestuesit nuk duan dialog. Dhe kanë kërkuar stop mandatit të 3 dhe të 4. Besa e Ramës, karamele propagandistike”, tha ai.