Skip to content

Rama, “dush” kryebashkiakëve/ “Largoni të korruptuarit, punoni me shumë për pastertinë. Dritan Leli fle gjumë”

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

E gjithë qeveria dhe kryebashkiakët socialistë janë mbledhur në Pogradec. Arsyeja është fitorja e vendoreve të 2023-it. Për ta arritur këtë, kryebashkiakët kanë shkuar në qytetin liqenor me dy dosje.

 

E para që i është dorëzuar nga secili prej tyre kryesocialistit Edi Rama është ajo e punëve të bëra dhe ato të mbetura.

 

Mbi këto të dhëna edhe Edi Rama bëri kritikat e tij. Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, vazhdon të cilësohet nga ai si drejtuesi vendor që qytetin e bregdetit e zhyti në zhul.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë, me të drejtë nga qeveria, por që ka një kryetar bashkie i cili fle gjumë. Megjithatë potencila dhe mbështetja që ka, nuk duhet ta diskutonte të qënit xixë, mëngjes, drekë, darkë.

 

 

Për nga pastërtia vendin e parë vazhdon ta mbajë Lezha. Më shembullorja në shërbimet ndaj qytetarëve, veçmas pas tërmetit tragjik të tre viteve më parë, është Shijaku. Madje sipas Edi Ramës, kryebashkiaku i Shijakut është treguar më i zoti se ai i Tiranës dhe Durrësit.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Është bashki kampione. Ndërkohë që dy bashkitë e mëdha, e Tiranës dhe Durrësit, nga pikëpamja e funksionimit në këtë proces, kuptohet që kanë problematika të tjera, nuk diskutohet, por kanë çfarë të mësojnë nga bashkia e Shijakut.

 

Në krye të listës së ankesave ndaj të zgjedhurve të tij Edi Rama kishte mosreagimin e kryebashkiakëve ndaj të korruptuarëve në administratat qendrore.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Nëse një drejtor i një institucioni të qeverisjes qëndrore, në qytetin tënd lë kokrrën e namit dhe e mbron partia, deputetët, e mbrojnë ku e di unë se kush, ti duhet të çohesh dhe të thuash, o unë, o ky këtu, sepse i ka dalë boja, sepse flet i gjithë qyteti. Të jesh kryetar bashkie do të thotë t’i dalësh përballë e ti thuash: Ti nuk vazhdon dot më këtu, ti nuk je më drejtor hipoteke, ose drejtor sigurimesh shoqërore, ose poste. Pse nuk e di kryetari i bashkisë kur posta bën zullume me pensionistët. E di që çke me të, sepse kryetari i bashkisë i di të gjitha.

 

Si detyrë të dytë pas pastrimit, kryesocialisti përcaktoi pajisjen e të gjithë hoteleve me sistemin e menaxhimit të ujërave të ndotura deri vitin e ardhshëm.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Si mund të lejojmë ne që kush hap një hotel të mos marrë masa që të jetë kontributor në pastërti, jo të jetë ndotës. Hotele që ndosin. Ku, në cilin vend  që synon të jetë një vend turistik i Champions League në Evropë? Askush nga hotelet nuk do të hapet vitin e ardhshëm nëse nuk bën deburatorët, deburatorë të dedikuar.

 

Me mbylljen e diskutimeve për dosjen e parë të punës, në të dytën mes Edi Ramës, 60 kryebashkiakëve dhe drejtuesve politik të qarqeve do të diskutohet edhe për vendoret e 2023-it. Secili prej kryetarëve të bashkisë ka përgatitur një dosje ku listohen investimet që duhet të kryhen deri para zgjedhjeve si dhe strategjia që Partia Socialiste do të ndjekë me qëllimin për të dalë fitimtare në garën elektorale të vitit të ardhshëm.

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë