Kryeministri Edi Rama takoi sot drejtuesit e bankave tregtare në vend duke kërkuar nga ata përmirësime në drejtim të shërbimeve online të bankave. Rama tha se Shqipëria është renditur në vend të parë në rajon për sa i përket shërbimeve online në raportin e BERZH, ndërsa është “ku thërret qameti” sa i përket këtyre shërbimeve që bankat ofrojnë ndaj klientëve të tyre.

Rama kërkoi nga drejtuesit e bankave që të rrisin shërbimet online për qytetarët në mënyrë që të shmangën radhët në dyert e filialeve të bankave. Kryeministri i krahasoi këto radhë në sportelet e bankave me radhët e qumështit në kohën e komunizmit.

Shohim radhët që në sabah me njerëz që i orienton një roje aty jashtë. Këto nuk janë ngjarje të përditshme të momentit që jetojmë. Shqipëria nuk mund të jetë në një vend aq të lart në klasifikimin e përgjitshem duke lënë pas edhe vende të zhvilluara në shërbimet online dhe të ketë një gjendje si kjo në shërbimet online të bankave”, tha Rama duke kërkuar nga drejtuest e bankave që të zgjerojnë shërbimet online dhe të lehtësojnë punën për qytetarët.

Çdo muaj shkohet për të paguar TVSH, sigurime shoqërore dhe shëndetësore. është një ritual që nuk besoj se ju vjen mirë ta keni te dera e bankës, ndërkohë që është një konsum nervash dhe kohe. Jemi ku thërret qameti në shërbimet online të bankave.

Qytetarë në dyert e bankave sikur të jenë në radhë qumështi. Ska pse një qytetar që ka një kartë krediti apo debiti dhe të shkojë të dera e bankës për të paguar për një shëbrim public. Le ta bëjë përmes e-Albania”, tha kryeministri duke shtuar: Unë e di bankat përballë fitimit nuk njohin as nënë dhe as babë, por jo deri këtu tani.

Nëse sa i përket fitimit tuaj jeni në shekullin 21, në këtë aspekt, pra në shërbimet online jeni si fermerët. Ka një ndryshim, që ju jeni banka dhe fermerët janë punëtorë të tokës”, vijoi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re