Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, aktualisht ministër i Diasporës, ka folur rreth akuzave te mazhorancës ndaj kryetarit te PD,Lulzim Basha për ngritjen e komisionit hetimor për rolin e Bashës në kohën që ka qenë pjesë e UNMIK-ut. Majko i quajti ato politike.

Një pjesë e këtyre temave janë diskutuar edhe më parë, por ne në Shqipëri kemi deklaruar datën e zgjedhjeve, na ndajnë rreth 100 ditë dhe retorikat e përplasjeve janë të natyrshme. Ajo që mund të diskutohet është kush ka qenë pozicioni real i politikanëve në Tiranë dhe Prishtinë sepse ka pasur një histori edhe me dorashka, por koha do ta tregojë të vërtetën, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re