Kryeministri Edi Rama i është drejtuar jugut te vendit ku problematika e përmbytjeve sa vjen e rendohet. Gjate takimeve me banoret e zonës pranë urës se Mifolit, Rama ka apeluar qe jeta e qytetareve është prioritare e te gjithë duhet te bashkëpunojnë me strukturat e emergjencës për te përballuar këtë situate te vështirë.
 
“Besoj se kemi gatishmërinë më maksimale se asnjëherë tjetër, sepse kemi nxjerrë mësimet e eksperiencave të shkuara, por edhe kalimi i Emergjencave Civile nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes, si rezultat i reformës që ne kemi nisur, ka përfitueshmërinë e vet. Situata ishte e paralajmëruar. Natyrisht që fuqitë njerëzore, logjistike, jo tonat por të çdo shteti, sado të madh, në këto raste janë të kufizuara”.
 
Ndërsa lideri i opozitës Lulzim Basha ka takuar banoret qe janë prekur nga përmbytjet ne zonën e Kamzës, Bashki e cila drejtohet nga PD. Basha i ka bere apel qeverise qe te beje gjithçka për t’u ardhur ne ndihme qytetareve.
 
Mziu – “Kanë hapur Bovillën mbrëmë në kulmin e ujit. Ata e dinin se si do të shkonte situata, mund ta kishin hapur pardje, le të themi. Ka ardhur presioni i ujit dhe ka shpërthyer në të gjithë zonën e Kamzës.”
 
Basha–“Katastrofë.”
 
 
Basha: “Situata do të përkeqësohet prapë sonte. Të nxjerrim njerëzit, të shpëtojmë njerëzit. Mos të rrinë pas lopëve, por të shpëtojnë njerëzit, pastaj hap pas hapi të tjerat. Vëmendja kryesore duhet patur tek jeta e njerëzve.”
 
Gjate takimeve banoret janë ankuar se janë braktisur nga shteti e deri ne këto moment e kane përballuar vete situatën.
 
 
Ndërkohë pasdite kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave hodhi poshtë pretendimet për hapjen e portave të Liqenit të Bovillës.
 
“E pafalshme të ndërtohet një gënjeshtër politike se u hap Bovilla, liqeni i Kasharit, që tani është nënivel. Shkaqet janë të tjera dhe do t’i shkojmë përgjegjësive administrative dhe penale”.
 
Shefi i qeverisë theksoi se angazhimi i të gjitha strukturave shtetërore në përballimin e situatës ka qenë maksimal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re