Analisti i Artan Hoxha ka komentuar Kongresin e PS dhe ndryshimet në qeveri.

I ftuar në emisionin “Open”, Hoxha tha se jemi në kushtet kur çdo sukses i pretenduar  është arritur në sajë të Edi Ramës.

Ai shtoi, se Rama e tha qartë në fjalën  e tij se nuk ka pasonjës, sikurdër ishte pretenduar.

“Përsa kohë ai do të jetë atje nuk do të ketë pasonjës. Ndryshimet në Qeveri janë alla Edi Rama, nuk e dinë as ata që shkarkohen, dhe as ata që emërohen.

U pretendua nga disa kolegë analistë që ja ku e keni qeverinë teknike që kërkon Partia Demokratike.

Por ata që u emëruan janë ndoshta më politikë se sa ata që janë në politikë. Karriera e tyre politike është më e vonshme, na krijohet përshtypja që iku Taulant Balla dhe na erdhi Ervin Hoxha. Në fakt asgjë nuk ka ndryshuar në Qeveri”, tha Hoxha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re