Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se beson se kryeministri Edi Rama ka dijeni për vendndodhjen e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

-640-0-gazment-bardhi-kuvend-arben-ahmetaj-1689280708

Komentet Bardhi i bëri teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me zhvillimet rreth kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Bardhi tha gjithashtu se Ahmetaj ka pasur dijeni për kërkesën e SPAK për arrestimin e tij dhe është arratisur.

Ai shtoi se në dosjen e inceneratorëve është e përfshirë e gjithë qeveria dhe sipas tij, emri i Ramës nuk përmendet drejtpërdrejt, por në bazë të rolit që ka.

Pjesë nga biseda në studio:

Bardhi:

Ahmetaj për shkak se ende po shqyrtohet kërkesa e SPAK nuk është shpallur ende zyrtarisht në kërkim. Kur të shpallet autoritetet do bëjnë verifikimet e nevojshme. Rama kam përshtypjen se e di vendndohjen e Ahmetajt dhe ka detyrimin për të garantuar që ai të vihet në dispozicion të drejtësisë.

Në aferën ku është përfshirë Ahmetaj, nuk mund të thuhet se është personale. Nëse lexon dosjen e SPAK kupton se afera ka përfshirje në gjithë qeverinë. Emri i Ramës nuk përmendet me emër, por me rolin që mban. Në akuzën ndaj Ahmetajt SPAK ka verifikuar dhe procedurën e inceneratorit të Tiranës, duke deklaruar se ka ndërhyrje të paligjshme për të tri inceneratorët.

Sulo:

Ikja e Ahmetajt është disa orë para vajtjes së kërkesës në Kuvend. Tani kush e ka informuar atë?

Bardhi:

Kërkesa ka ardhur në Kuvend në datën 10. I vetmi autoritet që mund të ketë informacion për kërkesën e SPAK do ishte Edi Rama. Askush tjetër nuk ka atë akses. SPAK do duhet të vepronte duke dërguar me urgjencë kërkesën. Fakti është se sapo është firmosur kërkesa, Ahmetaj është arratisur nga vendi. Ai ka pasur dijeni që Kuvendit do i kërkohej arrestimi i tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko