Skip to content

Rama e ftoi për të bashkuar forcat, Basha: Ja ku ndahemi me kryeministrin

Kryetari i PD i ka quajtur retorikë dhe lojëra politike deklaratat e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim në luftën kundër koronavirusin. Basha ripërsëriti thirrjen e tij për më shumë teste, ndërsa aludoi se mund të ketë më shumë të infektuar sesa raportohet zyrtarisht.

Kryedemokrati përshëndeti paketën e dytë të qeverirsë që do t’u vijë në ndihmë qytetarët dhe kërkoi që të zbardhet sa më parë.

 “Duhet shtuar, duhet të ketë para për shëndetësinë, kostoja e mos testimit është shumë më e lartë sesa e blerjes së testeve. Kostoja që po paguajmë e  numrit të viktimave që do të rriten e zgjatjes së karantinës, agonisë ekonomisë do të jetë jo shumë fish por dhjetra fish. Prandaj duhen më shumë testime për mjekët, policët, kamionistët, furnizuesit, administratë në cdo aspekt, për median. Për atë pjesë që është më e ekspozuara dhe hetim epidemiologjik. Nëse në një aksident personi i përfshirë është pozitiv apo në rastin e infermieres që ka pasur kontakt me katër pacientë që rezultojnë pozitiv a nuk është situata shumë larg asaj që konstatohet zyrtarisht? Dje në Durrës kishte vetëm katër testime të reja, këtu jemi të ndarë dhe larg njëri tjetrit fatkeqësisht. Kjo është thirrja e parë dhe kryesore, pasi çdo plan apo gjysmë plan na kthehet në një kurth”, tha Basha.

Rama e ftoi për të bashkuar forcat, Basha: Propozimet e PD-së i ke aty

“Unë nuk do të përfshihem në asnjë debat, dhe i bëj ftesë që të shmangë retorikën dhe gjuhën e ashpër ndaj opozitës dhe të fokusohet te prioriteti i qytetarëve, shëndeti dhe ekonomia. Ky është prioriteti im, ekspertët tanë janë gati në cdo moment të qytetarëve në fushën e shëndetësisë, ekonomisë, propozimet janë konkrete. E gjithë energjia dhe vëmendja e opozitës janë në shërbim të njerëzve. Paketa që shpalli presim të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe ta analizojmë. Ne kemi shqetësime në dy rrafshe, që të mos ketë hendek mes asaj që thuhet dhe bëhet dhe nevoja për të ndërtuar një plan, që jo vetëm të japë shpresë por edhe rrugë për të dalë, strategji për të cilën kyçe është testimi”.