Kreu i qeverisë Edi Rama është duke folur në mbledhjen e taks forcës, kundër Covidit, ku ritheksoi dhe njëherë tjetër që mbyllja e dytë është e mundshme, në rast se shtohen të infektuarit me shifra shumë të larta.

Rama, i cili e ka hequr dhe vetë maskën, gjatë fjalës së tij, u shpreh se gjatë kësaj kohe pandemie, Shqipëria ka qenë shumë me fat, për nivelin e saj të ekspertëve, që kanë ditur të rekomandojnë masat më të mira në kohën e duhur.

“Unë dhe ministrja jemi me fat, pasi skuadra jonë e ekspertëve është e nivelit të lartë ndërkombëtar, dhe jemi adaptuar siç janë adaptuar të gjithë. Sot që flasim, vendosja e detyuruar e maskës vijon që të krijojë polemika në Europë dhe në Amerikë.

Ne nuk duam të mbyllemi, nuk duam tiu themi njerëzve që shkojnë në punë, rrini në shtëpi. Nuk duam tiu themi atyre që lëvizin, që të mos lëvizin më, nuk duam që të mbyllim shkollat, nuk duam tiu themi studentëve që edhe këtë vit të rrimë në shtëpi.

Nuk duam po si mund ti bashkojmë këto të dyja, dëshirën për mos tu mbyllur, dhe mundësinë e mbytjes nga infeksionet. Po si mund të ndodhë kjo në rast se ne bëjmë ahengje, dhe duam që Covidin ta vrasë shteti me çifte.”, u shpreh Rama.

Sipas kreut të qeverisë në të gjitha vendet europiane po merren masa shumë më të rrepta se në Shqipëri, ndërsa akuzoi të gjitha ata që shprehen se vendi ynë po kalon në diktaturë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re