Presidenti Ilir Meta ka qenë për një vizitë në Fier, ku ka dhënë edhe një konferencë për mediat.
Gjatë fjalës së tij, Meta tha se shpreson që të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë e votës që do të ketë në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai i është përgjigjur edhe kryeministrit Edi Rama, i cili bëri ironi me foton e tij duke pirë raki.
“Edhe sikur të isha duke pirë raki nuk do të isha i shqetësuar, unë kokainën nuk e pi po do jem një shembull për të gjithë politikanët”,- tha Meta.
