Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i ftuar në “Fax News” ka folur për aktualitetin politik dhe zgjedhjen e presidentit të ri.

Baçi theksoi se Rama është tallur me opozitën duke zhvilluar një “proces farsë”, por ai ka injoruar edhe socialistët të cilët votuan në zarfe kandidatët e mundshëm për kreun e ri të shtetit. Sipas Baçit, ditën e shtunë Rama nga mendja e tij do të nxjerrë emrin dhe më pas do të zgjedhë Presidentin e ri të Republikës.

Nuk ka marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës, janë disa deputetë të PD që mbajnë peng vulën nëpërmjet një animimi në gjykatë. Edi Rama u jep këtë të drejtë pasi njeh Alibeajn dhe Bardhin duke i dhënë kompetenca pa vlerë. Zgjedhja e presidentit ishte një farsë dhe formalitet dhe ditën e shtunë do të zgjidhet nj president që Rama e ka në xhepin e vet pavarësisht zarfeve që kishte në xhep. Rama nuk tallet vetëm me opozitën por tallet edhe me deputetët socialistë që zgjodhën dhe votuan 3 kandidatë dhe më pas vendos vetë emrin e presidentit. Kjo është loja e Ramës i cili do të zgjedhë një president që do ta ketë nën veten e tij, ai do një noter që të legjitimojë urdhrat e tij. Opozita ka qenë në problematikë të brendshme dhe duhet ta pranojmë këtë situatë që kemi qenë. Jemi detyruar nga vendimi absurd të 9 shtatorit të Lulzim Bashës. Rama kërkon të vendosë sipas interesit të vet.

PD nuk dua të përmend Komisionin e Rithemelimit i cili ka mbaruar misionin e vet dhe është kryesia e PD ajo që vendos edhe për grupin parlamentar. Ankimimi në Gjykatë që ka çuar Alibeaj ka bërë që ne na poengon që të jemi përfaqëusesit e vetë të opozitës në Kuvend dhe ndihma që Rama i jep Alibeajt i cili është i kapur dhe shërbëtor i Ramës dhe bën lojën e Bashës pas dorëheqjes së tij. Rama e ka thënë me sinqeritet që presidenti i takon PS pasi ai i ka votat dhe këtë ja lejon Kushtetuta. Rama u tall me atë pjesë të opozitës të cilët propozuan 7-8 emra të nderuar. Rama nuk i moriu parasysh këto emra, është e kotë të hysh në marrëveshje me Ramën, ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe tani kërkon edhe Presidencën.

Meta ishte një president i pavarur që u mundua t’i jepte rëndësisë së duar këtij institucioni, Rama nuk pranonte Metën sepse ai i bënte kritika qeverisë dhe ligjeve që miratonin ata. Zgjedhja e presidentit ishte një farsë dhe ne si deputetë të opozitës nga vite turp. Të shiukojmë ditën e shtunë që cfarë emri do të na paraqesë Edi Rama.

Meta si president – Metën e vlerësoj në mënyrë maksimale, hyn tek presidentët që kanë njohur Kushtetutën që e kanë parë institucionin e Presidentit jo për t’iu servilosur qeverisë për veten e vet po rnjë institucion i unitetit të popullit dhe prezantim serioz në arenën ndërkombëtare”, tha Baçi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re