Skip to content

Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027

56756756767

Gjatë komunikimit me gazetarët në mbërritje të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian në Irlandë, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për samitin e ardhshëm të NATO-s, që Shqipëria synon ta organizojë në Tiranë.

Rama bëri të ditur se Shqipëria është projektuar si vendi mikpritës i samitit të ardhshëm, por ende nuk është arritur një dakordësi për datën e zhvillimit të tij.

Ai përjashtoi vitin 2027, ndërsa tha se nëse samiti do të mbahet në vitin 2028, atëherë ai do të zhvillohet me siguri në Tiranë.