Gjatë deklaratës për media, kryeministri Rama hezoi që të percillte emrin e shtetit që na ka ndihmuar me dozat e parë të vaksinës anti-Covid. Më herët ishte përfolur në media se ishte Greqia që na kishte ‘shtrirë dorën’ për të na dhënë vaksinat aq shumë të kërkuara, por Rama e ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike. “Vaksinimi që nisim sot është fal një bashkëpunimi bilateral me një vend nga BE, por që nuk jam i autorizuar ta them. Meqë është thënë se ky vend është Greqia, më duhet të them se nuk është Greqia”, u shpreh Rama.

“ABC” mëson se vendi që i dha vaksinat Shqipërisë është Austria. Në kohën kur shumë është aluduar në këtë drejtim, thuhet se Austria ka qenë vendi që i ka dhënë Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit.

Pak kohë më parë, autoritetet austriake deklaruan se 5% të pakicave, pra vaksinës, do ta shpërndanin për vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri kritikoi ashpër BE, duke thënë se mendoi vetëm për vete dhe jo për Ballkanin.






Previous articleKur merr fund pandemia? Pëllumb Pipero jep lajmin e shumëpritur dhe tregon kush nuk duhet ta bëjë vaksinën

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re